Një 56-vjeçar dyshohet se ka vrarë tre nga katër fëmijët e tjerë, ndërsa njërin nga ta e ka plagosur. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në ullishtën në një zonë malore në Izmir, shkruan CNN i Turqisë, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Vesim Şimşek mësohet se ka pasur probleme psiçike, kishte çuar fëmijët e tij, 11, 14 dhe 2 vjeçar dhe 4 vjeç, në këtë zonë, dy kilometra larg shtëpisë së tyre.
Më i dyshuari kishte telefonuar një të afërm dhe ka raportuar vendndodhjen e tyre, duke thënë se ka qëlluar fëmijët e tij dhe se do të vetëvritet dhe ka tentuar të vetëvritet me të njëjtën armë.
Ekipet mjekësore konstatuan se Cemre, Ceylin dhe Nira kishin vdekur. Babai, Vesim Shimşek dhe Hiranur Şimşek kishin mbetur të plagosur rëndë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.