×
  • Lajme
  • Botë

    Terroristi i krishterë nga Zelanda e Re: SHBA-ja në Kosovë luftoi përkrah myslimanëve

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 11:50

    Sulmuesi në Zelandën e Re, Brenton Tarant, ka vrarë 49 persona, dhe sipas informacioneve të fundit, 48 kanë mbetur të plagosur. Para masakrës së xhamive që e transmetoi drejtpërdrejt në Facebook, ai kishte publikuar në rrjetet sociale manifestin e tij prej 74 faqeve.


    Në të ai përmend edhe intervenimet e NATO-s për të mbrojtur popullin e Kosovës nga agresioni serb, shkruan Reporteri.net.

    Ndër të tjera ai thotë se “nuk dëshiron që NATO të përzihet përsëri me çështje të tilla si Kosova, ku do të qëndrojë përkrah myslimanëve dhe do të vrasë të krishterët”.

    Kjo është një pjesë e tekstit të tij që ai botoi në disa rrjete sociale, ku përmendet Kosova:

    “Së fundi, unë dua të krijoj një konflikt midis dy ideologjive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me zotërimin e armëve për të krijuar një boshllëk edhe më të madh në ndarjet kulturore, politike dhe racore të shteteve. Ky konflikt sipas Amendamentit të Dytë dhe qëllimi për të hequr të drejtën për të mbajtur armë do të do të rezultojë në një luftë civile që përfundimisht do të ballkanizojë SHBA-në politikisht, kulturalisht e dhe në fund të fundit edhe në çështjet racore.

    Ballkanizimi i Shteteve të Bashkuara jo vetëm që do të rezultojë në ndarjet racore të njerëzve në Shtetet e Bashkuara, duke siguruar të ardhmen e një race të bardhë në tokën e Amerikës së Veriut, por do të jetë edhe vdekje e dëshirës për t’u përzier. Për më tepër, ky balancim do të zvogëlojë mundësinë që Shtetet e Bashkuara të projektojnë pushtetin global dhe do të sigurojnë që asnjë situatë e tillë e ndërhyrjes së SHBA-së në Kosovë të mos ndodhë kurrë (kur forcat amerikane luftuan në anën muslimane dhe masakruan të krishterët evropianë) “.

    Sulmuesi aludoi në intervenimin ushtarak të NATO-s në Kosovë gjatë vitit 1999, me ç’rast fushata e sulmeve ajrore i dha fund operacioneve ushtarake serbe kundër shqiptarëve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!