Vetëvendosje sot ka thënë se është thyer rekordi nga ATK, duke mbledhur mbi 1 miliard euro për buxhetin e Kosovës.

Për këtë ka reaguar Berat Rukiqi nga LDK, duke e quajtur atë “manipulim statistikor të radhës”.

Ai ka thënë se “ky “rekord” eshte rezultat i dy rekordeve te zeza per ekonomine e vendit: Rritjes rekorde te deficitit tregtar dhe rritjes rekorde te normes se inflacionit”.

Reklamë

Dogana e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se është arritur një rekord i të hyrave, ku deri me sot janë mbledhur 1 miliard euro.

Kësisoj, siç njofton Dogana, është tejkaluar viti i kaluar me 71 milionë euro apo 7.62%.

Në komunikatë theksohet se, suksese rreth kësaj është bashkëpunimi me institucionet relevante, komunitetin e biznesit si dhe publikun në përgjithësi.

Dogana arrin rekord të hyrash, mbledh 1 miliard euro për buxhetin e Kosovës

Reklamë