Vetëm në 11 ditëshin e parë të muajit prill, Kosova ka importuar rreth 5.4 milionë euro energji elektrike.

Kështu kanë njoftuar nga KESCO, ku thuhet se rënia e temperaturave dhe pamundësia e mbulimit të konsumit nga prodhimi vendor, ishin shkaktarë pse u desh të importohej kjo sasi e rrymës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Brenda këtyre datave prodhimi vendor nuk ka mbuluar të gjithë nevojën për konsum, ndërsa piku më i lartë I regjistruar në këtë periudhë ka arritur deri në 1100 MË\h. Rrjedhimisht, importi ka qenë I domosdoshëm për të mbuluar këtë diferencë në mes konsumit dhe prodhimit”, bën të ditur KESCO.

Reklamë

Tutje bëhet e ditur se konsumi mesatar ditor ka arritur deri në 19,500 MËh, ose 810 megavat në orë.

“Në këto rrethana ajo se çfarë është e rëndësishme për të gjithë sistemin, është vazhdimi i kursimit të energjisë. Pra, të gjitha këshillat e ndara se si të kursehet energjia elektrike duhet të jenë pjesë e përditshmërisë sonë, sidomos në periudha të tilla kur pasojat e krizës energjetike globale kanë prekur rëndë të gjithë sistemin elektroenergjetik”.

Në fund të komunikatës bëhet e ditur se KESCO po bën më të mirën që të ketë furnizim stabil me rrymë për qytetarët e Kosovës.

Kujtojmë se nga 1 prilli, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka vendosur që faturat e energjisë elektrike të rriten për 15.4 për qind.

Ky vendim është në fuqi deri në mars të vitit të ardhshëm. /Reporteri.net/.

Reklamë