×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Sejdiu: Me 365 milionë euro nuk bëhet rimëkëmbja ekonomike

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 21:45

    Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Sejdiu, ka thënë se shuma e ndarë nga Qeveria e Kosovës për Rimëkëmbje Ekonomike është shumë e vogël për vendin, shkruan Reporteri.net.


    Përmes një postimi në “Facebook”, ish -deputeti ka thënë se edhe një autodidakt në ekonomi mund të ju mbajë leksione se me 1 milionë euro në ditë nuk mundet të bëjnë rimëkëmbje ekonomike.

    “365 milion euro, pakoja për rimëkëmbje ekonomike për krejt vendin. Një autodidakt në ekonomi mundet leksione me i mbajt këtyre doktorave të ekonomisë që me 1 milionë euro në ditë as nuk ia nis me ri, e lere më me ba rimëkëmbje në këtë ekonomi. Go home, you are drunk”, ka shkruar Sejdiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!