19 vjeçari fejohet me 76 vjeçaren, thotë se janë të dashuruar

Përdoruesit e mediave sociale kanë shpërthyer në debate rreth diferencës në moshë të marrëdhënies së një adoleshenti me një të moshuar. Ky i fundit e ndau lajmin për propozimin për fejesë në internet.

Giuseppe D’Anna, 19 vjeç, ndau në TikTok të martën, më 24 maj, lajmin e fejesës së tij me ndjekësit.

Pavarësisht videos romantike me foto kur ai u ul në gjunjë për t’i propozuar 76-vjeçares, jo të gjithë ndjekësit e uruan çiftin.

Giuseppe D’Anna është përballur me një shpërthim reagimesh kontraverse në internet pasi i propozoi të dashurës së tij. Fotografitë tregojnë Giuseppe-n duke mbajtur një tufë zemrash me tullumbace, teksa është i gjunjëzuar pranë të fejuarës së tij.

E fejuara e Giuseppes është 57 vjet më e madhe se ai, raporton LadBible.

Postimi mori më shumë se 100,000 shikime, 1,000 pëlqime dhe më shumë se 100 komente. Sidoqoftë, përdoruesit mbetën dyshues për marrëdhënien.

Njëri tha: “Imagjino kur dikush të thotë që është gjyshja jote?!?” Një tjetër komentoi: “Jo, mjaftueshëm internet për sot.”

Shumë komente iu referuan edhe një çifti tjetër që u përball me kritika në internet për diferencën e tyre në moshë.

Megjithatë, një tjetër ndjekës i Giuseppe-s vuri në dukje se si në video të tjera 19-vjeçari e quan në të vërtetë partneren e tij ‘gjyshja’.