Maska duhet të mbahet kudo ku ambienti është i mbyllur, por sidomos në 3 nga vendet që frekuentojmë çdo ditë: në supermarket, dyqan dhe në zyrë apo çdo institucion ku punon ose shkon për çdolloj arsye.


Ministria e Shëndetësisë bën edhe njëherë thirrje për respektimin e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës.

Shifrat e të prekurve dhe jetëve të humbura po rriten çdo ditë.

Reklamë

Katër persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e Coronavirusit.

Me këto viktima të konfirmuara gjatë 24 orëve të fundit, numri total i personave që kanë humbur betejën me Coronavirusin ka shkuar në 196

Të dhënat i bëri të ditura drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani, në një konferencë për media.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit në Kosovë u njoftuar për 194 raste pozitive me Coronavirus, shifër kjo pak më e ulët krahasuar me ditët e kaluara.