Shumica e qytetarëve nuk po mund ta shijojnë këtë verë si vitet e kaluara.
Arsyeja është shpërthimi i coronavirusit jo veç në vendin tonë, por në mbarë botë.
Duke qenë se shteti ynë është prekur jashtëzakonisht shumë, disa shtete e kanë vendosur Kosovën në listë të zezë dhe nuk po lënë të kalohet pa test negativ, shkruan Reporteri.net.
Kosovarët mund ta shijojnë vetëm Shqipërinë e cila e ka të hapur kufirin, por edhe atje po hezitojnë të shkojnë si vitet e kaluara.
E duke qenë se disa qytetarë pushimet sivjet po kalojnë në ambiente private, kryesisht pishina, njëjtë ka vepruar edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Ai është shfaqur mbrëmë në një ambient privat me pishinë dhe jakuzi.
Djali i tij, Valoni, e ka publikuar një fotografi ku shihet me të atin duke shijuar jakuzin./Reporteri.net/.
