×
  • Extra
  • Extra

    Albin Kurti e lë pa u fejuar një mërgimtar, ai i shkruan mesazh

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 17:25

    Qeveria e Kosovës mori dje disa masa parandaluese për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit.


    Pavarësisht faktit se në Kosovë nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus, në vendet fqinje rastet po shtohen dita ditës.

    Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka marrë vendim të pezullojë përkohësisht të gjitha ardhjet e linjave ajrore dhe tokësore nga Gjermania, Franca, Zvicra, dhe Italia, vende këto ku ka shumë mërgimtarë nga Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Kjo ka bërë që mërgimtarët të cilët kishin planifikuar pushimet në Kosovë, t’i anulojnë planet që i kishin edhe për ndonjë aheng familjar, siç është fejesa apo martesa. Pa u fejuar me sa duket ka mbetur edhe një mërgimtar i cili ka pasur një kërkesë interesante për Kurtin.

    Ai i ka kërkuar Kurtit që të mos i ndalë linjat ajrore ngase kështu do të mbetej pa u fejuar. Nuk dihet se për kur ka planifikuar ai fejesën. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!