×
  • Extra
  • Extra

    Ankoheni shalqiri ju del gjithnjë i keq, ja si të zgjidhni të duhurin

    Reporteri
    14 Gusht 2020 | 18:42

    Shkrimtari Mark Twain thoshte “Kur provon shalqi për herë të parë e kupton se me çfarë ushqehen engjëjt” dhe nuk e ka aspak gabim, pasi fruti i kuq, i ëmbël, duket sikur është vërtet i zbritur nga qielli.


    Sipas ”Medical News Today”, shalqiri konsiderohet si një ndër frutat me përmbajtjen më të lartë të lëndëve ushqyese dhe ngrënia e tij furnizon organizmin e njeriut me shumë vitamina, minerale dhe antioksidantë të fuqishëm, që ndihmojnë në trajtimin e astmës, tensionit të lartë të gjakut,dehidratimit, inflamacionit etj.

    Por pavarësisht gjithë këtyre karakteristikave, jo gjithmonë ai është i pjekur mirë siç do të donit, apo jo? Një ndër gabimet që bëjnë shumë blerës është se zgjedhin një shalqi që duket sa më i pastër dhe me lëkurë të lëmuar. Në të vërtetë sa më e zverdhur dhe me shenja të jetë sipërfaqja, aq më i ëmbël është shalqiri.

    Shumë pak e dinë, por edhe shalqiri ka gjini. Pikërisht siç e lexoni, ka shalqi mashkullorë të cilët janë më të gjatë dhe në formë vezake dhe shalqi femërorë që janë të rrumbullakët. Kur të blini shalqi, hidhini një sy edhe bishtit të tij, ky detaj i parëndësishëm në pamje të parë në fakt tregon pjekurinë e frutave. Në qoftë se Ai është shumë i gjelbër shalqiri është ende i papjekur, ndërsa kur është si i fishkur dhe i kafenjtë keni qëlluar në shenjë pasi do të hani një shalqi të ëmbël mjaltë. Ju bëftë mirë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!