×
  • Extra
  • Extra

    Artisti kosovar ironizon keq me rritjen e çmimeve, bën maska me firmë “Gucci” e “Prada”

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 14:41

    Virusi COVID19, tashmë i shpallur pandemi ka përfshirë  botën, por edhe Kosovën, që vetëm deri dje ishte një nga dy vendet e Evropës që kishin mbetur të paprekura.


    Lajmet për rastet e para të të prekurve kanë shkaktuar panik tek qytetarët e Kosovës, të cilët kanë zbrazur marketet dhe po blejnë ushqime shtesë në rast të përhapjes së madhe.

    Në një fazë të vështirë kanë hyrë edhe barnatoret, ku mungojnë maskat mbrojtëse dhe produktet dezinfektuese. Edhe ato që janë me të parë kërkesën e madhe, kanë dyfishuar çmimet, shkruan Reporteri.net.

    Në një situatë të tillë që duket surreale, artisti nga Mitrovica, Kushtrim Istrefi ka dizejnuar maska falas për t’u dalë në ndihmë qytetarëve, të cilët të mbetur pa zgjidhje detyrohen t’i blejnë ato edhe me çmime të dyfishuara.

    Ai për të ironizuar me situatën i ka dizejnuar këto maska duke u vendosur brende të markave të njohura si “Gucci” e “Prada”, “Versace” e “Chanel” duke dashur të tregojë se në një situatë të tillë të gjithë jemi të barabartë dhe duhet të jemi pranë njëri tjetrit.

    Ai po ashtu e bën vetë edhe shpërndarjen e tyre tek qytetarët. /Reporteri.net

    Më poshtë mund t’i shihni disa prej tyre: 

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!