×
  • Extra
  • Extra

    Baton Haxhiu argëtohet me vallëzim në Panama

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 10:30

    Gazetarët e njohur, Baton Haxhiu dhe Blendi Fevziu, së bashku me biznesmenin Saimir Mane, kanë shkelur tokat e Panamasë ditët e fundit.

    Por, i pari bie në sy me një vallëzim aspak të zakonshëm për vendin nga vjen, shkruan Reporteri.net.

    Baton Haxhiu shihet teksa hedhë vallen me disa persona të një fisi në Panama. Sipas videos, ai vërehet se po e shijonte.

    Edhe gazetari tjetër, Fevziu, ka shpërndarë pamje nga Panamaja. Por, nuk u mjaftua me kaq dhe nga turi ai u kthye edhe me një emission. Mbrëmë shfaqi një intervistë me një guru të Indisë, pas të cilës u debatua në studiot e Klanit.

    Sidoqoftë, fotoja e gazetarëve Haxhiu dhe Fevziu nga Panamaja u shpërnda shumë në Kosovë, për çka pati shumë komente./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!