×
  • Extra
  • Extra

    Bill Gates do të investojë miliarda dollarë për të gjetur vaksinën e COVID-19

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 19:08

    Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates tha që fondacioni i tij do të investojë miliarda për të financuar fabrika që do të zhvillojnë një vaksinë për të ndaluar COVID-19.


    Kjo vjen pasi prova e dytë për vaksinën e koronavirusit nga “Inovio Pharmaceuticals”, i mbështetur nga fondacioni Gates, fillon testimin te njerëzit.

    “Fondacioni ynë është duke u përpjekur të jetë sa më i dobishëm në një mënyrë shumë konstruktive të jetë e mundur. Dhe kjo është arsyeja pse unë kam biseduar me kreun e kompanive farmaceutike. Ne kemi biseduar me shumë agjenci, duke përfshirë CDC dhe NIH në lidhje me vaksinat dhe ilaçet”, tha Gates.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!