×
  • Extra
  • Extra

    Breshka më e vjetër në botë mbush 190 vjeç

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 22:06

    Ishulli i Shën Helenës në Atlantikun e Jugut po feston ditëlindjen e kafshës tokësore më të vjetër të gjallë në botë – një breshkë gjigante të quajtur Jonathan, i cili po mbush 190 vjeç.

    Shtëpia e guvernatorit të ishullit, ku Jonathan ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij, po shënon rastin duke u hapur për tre ditë për vizitorët.

    Zyrtarët në ishull kanë bërë gjithashtu një seri pullash përkujtimore, shkroi CNN.

    Ndërsa nuk ka të dhëna të vërteta për lindjen e tij, Jonathan mendohet të ketë lindur rreth vitit 1832.

    Ai u soll në Shën Helena nga Seychelles më 1882 si dhuratë për Sir William Grey-Wilson – i cili më vonë u bë guvernator.

    Por Jonathan në fakt mund të jetë deri në 200 vjeç, sipas Matt Joshua, kreu i turizmit në Shën Helena.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!