×
  • Extra
  • Extra

    Burri italian me ide kreative për t’u mbrojtur nga koronavirusi

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 15:34

    Një burrë italian ka ndërmarrë masa ekstreme për t’u mbrojtur nga koronavirusi që ka infektuar mijëra njerëz në këtë shtet dhe ka lënë të vdekur qindra të tjerë.


    Në disa pamje të shpërndara në Twitter, ai  shihet përgjatë rrugëve të Romës i veshur një disk gjigant në përpjekje për të mbajtur distancë nga njerëzit e tjerë, transmeton Reporteri.net.

    Në fillim të kësaj jave, Italia zbatoi një bllokim mbarëkombëtar në një përpjekje të dëshpëruar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë gjatë ditës së djeshme shpalli shpërthimin e koronavirusit pandemi globale.

    Shefi i saj, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se numri i rasteve të infektuara jashtë Kinës është rritur 13 herë më shumë gjatë dy javëve të fundit, ndërsa u shpreh “thellësisht i shqetësuar” nga “niveli alarmues i mungesës së veprimit” kundrejt këtij virusi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!