×
  • Extra
  • Extra

    Çifti vdes brenda katër dite nga Covid-19, infektohet edhe djali i tyre

    Reporteri
    05 Gusht 2020 | 9:43

    Viti i parë i shkollës së mesme i Justin Htunterit duhej të ishte i madh. Futbollisti i yllit së zonës së Atlantas mezi priste oferta nga kolegjet e ndryshme ndërsa shijonte sezonin e tij të fundit.


    Tani, nëse futbolli rifillon, do të jetë sezoni i parë që do të luan pa prindërit e tij. Justin, 17 vjeç, humbi të dy prindërit brenda disa dite nga coronavirus. Asnjë prej tyre nuk kishte mbushur 60 vjeç.

    Eugene Hunter Jr., 59 vjeç, ishte një muzikant i suksesshëm i xhazit, i cili në vitin 2015 publikoi një album të quajtur “It’s my time”. Angie Hunter, 57 vjeç, punonte në sektorin e resurseve humane në Primerica, një kompani marketingu shumëplanësh që shiste sigurime. Të dy ishin të martuar për mbi 30 vjet, dhe Justin është fëmija i tyre i vetëm.

    “Asnjëherë nuk kam menduar se do t’i humb prindërit e mi ndaj kësaj”, tha Justin për CNN.

    Justin tha se nuk është i sigurt se si u infektuan. Angie mori çdo masë paraprake që nga fillimi i pandemisë – ajo vendoste maskën dhe vishte dorezat sa herë që shkonte në dyqan ushqimesh dhe dezinfektonte gjërat ushqimore para se t’i sillte brenda.

    Eugene ishte i pari që rezultoi pozitiv dhe gjendja e tij u përkeqësua aq shpejt sa që Justin nuk mund ta besonte se kjo po i ndodhte në të vërtetë. Ai vdiq më 26 korrik, transmeton Telegrafi.

    Vdekja e babait të tij e pikëlloi shumë Justinin. Ai vështirë se ka pasur kohë ta kalonte pikëllimin pasi që katër ditë më vonë, edhe nëna e tij vdiq nga ndërlikimet e coronavirusit.

    Justin tha se kurrë nuk e ka menduar që mund ta humb familjen nga COVID-19, veçanërisht pas masave paraprake që morën.

    “Ata morën të gjitha hapat e duhur për ta bërë familjen tonë të sigurt, dhe madje duke e bërë atë, ata ende vdiqën nga virusi”, tha ai.

    Justin rezultoi pozitiv për coronavirusin rreth dy javë më parë, menjëherë pasi babai i tij mori rezultatet e tij. Ai ishte asimptomatik, por duke parë se sa shpejt familja e tij u sëmurë, 17-vjeçari po ua rekomandon njerëzve të veshin maskat, nëse jo për veten e tyre, atëherë për njerëzit që kurrë si kanë njohur, si prindërit e tij.

    “Ky virus është shumë i vërtetë”, tha ai duke pohuar se ende nuk i besohet se ata kanë ikur. “Unë thjesht u ndjeva shumë më mirë duke e ditur se asnjëri prej tyre nuk po luftojnë më. Ata janë së bashku në parajsë me Perëndinë”, pohoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!