×
  • Extra
  • Extra

    Dy peshqirë të braktisur pranë një liqeni ‘ngritën në këmbë’ shërbimet e urgjencës në Gjermani

    Reporteri
    22 Qershor 2022 | 18:06

    Dy peshqirë të braktisur në një liqen në rrethin Donau-Ries shkaktuan një operacion në shkallë të gjerë që përfshinte rreth 90 shërbime emergjente.

    Sipas mediave gjermane, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në një liqen pranë Kaisheim në distriktin Swabian të Donau-Ries, ku dy peshqirë banjoje të braktisur kanë shkaktuar një operacion të madh kërkimi.

    Siç ka thënë policia, një student ka thirrur autoritetet e urgjencës të hënën pasi ka vërejtur dy peshqirë banjoje të lagur dhe pije – derisa aty nuk kishte asnjë njeri.

    Meqenëse rrobat ishin ende të braktisura pas disa orësh, djali u shqetësua se dikush mund të ishte mbytur.

    Si rezultat, aty filloi një operacion në shkallë të gjerë.

    Zjarrfikësit dhe shërbimi i shpëtimit të ujit kanë kërkuar ndër të tjera liqenin me zhytës.

    Mirëpo, kur u bë e ditur se peshqirët e banjës ishin shtrirë në liqen gjatë gjithë ditës, kërkimi u ndërpre.

    Siç vlerësohet më tej, arsyeja e panikut dhe reagimi i shërbimeve të shpëtimit nuk është befasuese.

    Gjegjësisht, ditëve të fundit në Gjermani disa persona janë mbytur në liqene, lumenj dhe pishina.

    Sipas autoriteteve, të paktën 299 njerëz u mbytën në Gjermani vitin e kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!