×
  • Extra
  • Extra

    E famshmja “sallata ruse” është në menu gjatë samitit të NATO-s në Madrid

    Reporteri
    29 Qershor 2022 | 10:19

    Teksa prisnin ardhjen e Presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe liderëve të tjerë botërorë në lokacionin e sigurisë së lartë të NATO-s, në periferi të Madridit të martën, zyrtarët ndërkombëtarë dhe gazetarët u çuditën teksa panë “sallatën ruse ” në krye të menusë së restorantit brenda kompleksit ku zhvillohet takimi.

    Përzierja e bizeleve, patateve, karotave dhe majonezës është një element kryesor në menutë e restoranteve spanjolle, por përpara një samiti në të cilin Rusia pritet të etiketohet si një kërcënim sigurie në konceptin e ri strategjik të aleancës, pas pushtimin e Ukrainës, pjata shkaktoi jo pak batuta.

    “Sallata ruse në një samit të NATO-s? Jam pak i befasuar nga kjo zgjedhje e pjatës,” tha gazetari Iñaki López për median spanjolle “La Sexta”.

    Megjithatë, përmbajtja e lartë e karbohidrateve të kësaj pjate duket se e kapërcen emrin e saj të dyshimtë dhe thuhet se u shit plotësisht brenda disa orësh.
    Më shumë mendim diplomatik u aplikua në menunë e shërbyer për ministrat e të mbrojtjes dhe atyre të jashtëm në një banket në Pallatin “Barok Santa Cruz” në Madrid të martën në mbrëmje.

    Jose Andres, kuzhinieri spanjoll pjesëmarrës edhe në serialin e Netflix, “Tabela e kuzhinierit”, i cili koordinoi vaktin, shërbeu pjatën klasike, por shtoi “feta domateje” dhe e ripagëzoi atë “sallatë ukrainase” siç ka bërë në restorantet e tij në të gjithë Spanjën./rel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!