×
  • Extra
  • Extra

    E tmerrshme: Pasi pagoi faturat, gruaja u tregoi punëtorëve në postë se ishte e infektuar me Coronavirus

    Reporteri
    08 Prill 2020 | 23:04

    Një grua e infektuar u fut në një postë në Zagreb dhe pasi pagoi faturat, u tha të pranishmëve se ajo ishte e prekur me pandeminë Covid-19 dhe se pasi të largohet ajo, gjithçka duhet të dezinfektohet.


    Zyra postare u mbyll dhe u thirr një epidemiolog. Kreu i Mbrojtjes Civile të Zagrebit të Ri, Valentin Rajkoviq, tha për HRT se gruaja duhet të kishte qenë në izolim.

    “Në mëngjes, ajo erdhi të paguante faturat dhe kur i mbaroi, ajo tha se ishte e infektuar me koronavirus dhe se gjithçka duhej të dezinfektohej”, tha Rajkoviq.

    Ai gjithashtu tha se atyre u ishin dhënë urdhra që të rendisnin të gjithë personat që ishin në postë në atë moment dhe do të vendoseshin në izolim. Ndryshe , në Kroaci numri i të infektuarve ka arritur në mbi 1 mijë e 200.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!