Sipas një eksperimenti të ri që është bërë tifozët e Man Utd kanë më shumë kërkesa për takime në aplikacionin Tinder.


Në këtë eksperiment janë krijuar profile të njëjta mirëpo vetëm me klubin e zemrës të ndryshëm e ku pastaj janë shikuar ofertat që marrin, shkruan DailyStar, transmeton IndeksOnline.

E nga ky eksperiment doli që ata që në profilin e tyre tregonin se janë fansa të Manchester United kishin më shumë kërkesa për takime kurse pas tyre renditeshin fansat e Liverpoolit, Arsenalit.

Reklamë

Nga rezultatet e këtij eksperimenti u konfirmua që ekipi i zemrës mund të ju ndihmojë apo të zvogëlojë shanset që të lini një takim me dikë.

Po ashtu sidomos meshkujt i zgjedhnin femrat sipas klubit të preferuar që kishin.