Gazetari i politikës në RTV21, Burim Zariqi duke respektuar karantinën, ka vendosur që të qerasë komshinjtë e tij me ‘Vodka Schweppes’.


Nga ballkoni i tij, ku në një paketim kishte vendosur gotën me alkool ‘Vodka Schweppes’ ai lëshon me me litarë gotën, ku qerasë komshiun disa kate më poshtë me këtë pije, por gjithmonë duke respektuar karantinën dhe mos-kontaktin direkt me njerëz.

Pandemia që ka izoluar të gjithë globin, ka detyruar njerëzit të gjejnë forma kreative të kalojnë këtë situatë të pazakontë të jetesës.

Reklamë

Këtë video gazetari Zariqi e ka shpërndarë më Instagram.