Policja mitrovicase, Shpresa Shala, ka marrë simpatinë e shumë qytetarëve me një gjest.


Teksa kontrollonte sheshin e qytetit, ajo pa një fëmijë që kërkonte ndihmë.

Nevoja e tij ishte interesante, pasi i ishte zgjidhur këpuca.

Reklamë

Policja Shala, ani pse ka punë mjaft të rënda që i duhet të kryejë, nuk hezitoi t’ia lidhë këpucën fëmijës.

Gjestin e ka kapur Agnesa Shipoli Nika, drejtoreshë e një prej kopshteve më të njohura në qytet.

Ky është një gjest që tregon se Policia është çdoherë afër për të ofruar ndihmë.

/Reporteri.net/