×
  • Extra
  • Extra

    Gruaja 79-vjeçare luan në piano, e vetmja gjë që i mbeti në shtëpi pas shpërthimit në Bejrut

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 10:10

    Kaosi do të ishte fjala adekuate për të përshkruar skenën në shtëpinë e May Abboud Melki në Bejrut. Orenditë e shtëpisë ishin shpërndarë, muret janë dëmtuar, qelqi dhe mbeturinat shihen në gjithë dyshemenë, raporton CNN.


    Por për disa minuta, bota ndaloi dhe gjërat dukeshin paqësore pasi 79-vjeçarja luajti “Auld Lang Syne” në objektin e vetëm të denjë që dukej se i kishte mbetur – piano e saj e dashur.

    Fatmirësisht, e moshuara me bashkëshortin nuk ishin në shtëpi gjatë shpërthimit masiv të së martës. As nuk u plagosën në aksidentin, transmeton Telegrafi.

    Kur u kthyen të mërkurën, megjithatë, ata u shkatërruan kur panë që shtëpia në të cilën kishin jetuar për 60 vjet ishte bërë copë.

    Sapo May Abboud Melki hyri në shtëpi, ajo shkoi drejt pianos, të cilën e kishte marrë dhuratë nga babai i saj në ditën e martesës.

    Gjersa disa vullnetarë u përpoqën të pastrojnë shtëpinë, ajo u ul në piano dhe filloi të luante. “Ajo përshkoi dhimbjen dhe u përpoq të kishte disa momente paqeje”, tha mbesa e saj, May-Lee Melki.

    Ajo filloi me klasiken “Auld Lang Syne”, por më pas filloi të luante himne arabe, gjë që bëri që vullnetarët të mblidheshin përreth dhe të fillojnë ta adhurojnë.

    Ndryshe, autoritetet shtetërore libiane kanë raportuar së paku 135 të vdekur dhe rreth pesë mijë të lënduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!