×
  • Extra
  • Extra

    I riu nga Drenica me ide për të luftuar pandeminë: Temperatura në sera mbyt koronavirusin

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 8:57

    Frika nga koronavirusi ka shkaktuar panik edhe në Kosovë, ku shumë qytetarë po furnizohen nga frika e izolimit.


    Pavarësisht kësaj, ka të tillë që po japin edhe këshilla dhe idetë e tyre se si të mbrohemi nga ky lloj virusi i cili deri tani ka shkaktuar shumë viktima në botë.

    Me një ide ka dal edhe një i ri nga Drenica, i cili i ka ftuar të gjithë të shkojnë për të punuar në serat e tij, pasi sipas tij koronavirusi luftohet më së miri në temperatura të larta.

    “Temperaturat e larta (siq janë në sere), e luftojnë koronavirusin, prandaj ju ftojë që ta luftojmë së bashku duke punuar”, ka shkruar i riu nga Drenica, Anton Lani.

    Nuk dihet nëse deri tani dikush iu ka përgjigjur thirrjes së tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!