×
  • Extra
  • Extra

    Ishte duke fjetur, gruaja i hedh burrit acid në fytyrë, më pas arratiset

    Reporteri
    22 Tetor 2022 | 14:46

    Një ngjarje e pararecedentë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në një hotel në Greqi, ku një 38-vjeçare ka sulmuar me acid bashkëshortin e saj 36-vjeçar.

    36-vjeçari ka marrë djegie të shkallës së parë. Gjendja e tj shëndetësore paraqitet kritike, ndërsa mjekët thonë se ka rrezik që burri të humbasë shikimin.

    Protothema.gr shkruan se snë rrethana ende të panjohura 38-vjeçarja i ka hedhur të shoqit një lëng me acid në fytyrë, teksa ky i fundit ishte në gjumë.

    Pasi i bëri gjëmën burrit, gruaja është larguar me vrap nga hoteli për tu arratisur, me policinë që i është vënë nga pas për ta arrestuar.

    Sakaq mësohet se 36-vjeçari është emër i njohur për policinë greke. Sipas informacioneve të ERT, 36-vjeçari ka kryer në të kaluarën një sërë grabitjesh.

    Në fakt, 36-vjeçari dyshohet se ka qëlluar ndaj një punonjësi policie, pa e plagosur, në një grabitje të përgjakshme në vitin 2015, shkruan abcnews.al.

    Dinamika, si ndodhi ngjarja

    Ka qenë ora 3:00 e mëngjesit të së shtunës kur 36-vjeçari është sulmuar me acid nga bashkëshortja e tij 38-vjeçare teksa ndodheshin në një hotel në Heraklion, Kretë.

    Sipas burimeve të cretapost, bëhet fjalë për një emër të njohur i cili ishte përfshirë më parë në një rast grabitjeje hoteli në Hersonissos, në vitin 2015. Në fakt, në atë kohë ai ishte dënuar dhe vuajti dënimin në burg dhe së fundmi u lirua.

    Policia është në kërkim të 38-vjeçares, ndërsa njëkohësisht po hetohet për shkaqet që kanë çuar në atentat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!