×
  • Extra
  • Extra

    Jo vetëm Simpsons, edhe aktorët e “Kafeneja Jonë” parashikuan COVID-in: E kom kalu virusin, hajde t’i lajmë duart

    Reporteri
    12 Gusht 2020 | 12:33

    Tema e virusit, megjithëse jo për atë për të cilin bota po flet sot, është trajtuar edhe në serialin “Kafeneja Jonë”, qysh në vitin 2009.


    Në një nga episodet e këtij seriali, aktorët shihen me maska, derisa flasin edhe për virusin që njëri nga ta e kishte, shkruan Reporteri.

    Ata kërkojnë që aktorit Fatos Kryeziu, i cili në serial luan rolin e “Kryemadhit” të mos u afrohet dhe largohen për të larë duart.

    “Kafeneja jonë” për vite ka qenë një nga serialet më të popullarizuara në Kosovë, derisa disa herë është përmendur rikthimi i tij.

    Së fundmi aktorët kanë konfirmuar se ata nuk do të rikthehen me projektin e shumëpëlqyer për publikun. /Reporteri.net

    Shikoni videon:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!