×
  • Extra
  • Extra

    Koronavirusi tragjiko-komik: Kështu shërbhet kafja në Itali

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 8:42

    Me gjithë përhapjen e epidemisë së koronavirusit në Itali, qytetarët kanë vendosur përparësi – dhe kafja duket se është në krye të kësaj liste.


    Ata nuk i anashkalojnë kafenetë, dhe mënyra sesi kamerierët trajtojnë tërë situatën i ka kënaqur përdoruesit e rrjeteve sociale.

    Ishte shaka apo jo, një video e xhiruar në Firence ka tërhequr shumë vëmendjen nga përdoruesit e rrjeteve sociale. Në mënyrë të veçantë, kamerieri krijues vendosi të shërbejë kafe nga një distancë e sigurt – duke përdorur një lopatë dëbore.

    Në Itali deri më tani janë mbi 15 mijë të infektuar, mbi 1 të vdekur dhe 1,258 të kuruar. Kafenetë, restorantet dhe qendrat tregtare janë mbyllur në pjesën më të madhe të vendit. I gjithë shteti ka qenë në izolim që nga e marta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!