×
  • Extra
  • Extra

    Kafshohet nga vipera, shkon në spital bashkë me gjarprin helmues

    Reporteri
    22 Qershor 2022 | 14:43

    Një burrë rreth 60 vjeçar nga rrethina e Bujanovcit është kafshuar nga gjarpri më helmues në Evropë dhe Ballkan, Vipera Ammodites.

    Burri 60 vjeçar ishte duke pushuar në oborrin e tij. Ai kishte parë viperën në oborr dhe nuk e kishte ditur se ajo ishte helmuese. Ai kishte dashur ta kapë gjarprin dhe ta kthejë në në pyll dhe me këtë rast ishte kafshuar.

    Vipera nuk ishte e rritur dhe viktima e merr me vete në spital. Pas trajtimit në Shtëpinë e Shëndetit në Vranjeë, pacienti nuk ishte në rrezik për jetën.

    Ai pastaj e la krijesën të lirë në natyrë.

    Kafshimet nga nepërka mund të jenë me pasoja nëse kalojnë pa u kuruar, madje në raste ekstreme ato mund të shkaktojnë fatalitet. Helmi i nepërkës dëmton qarkullimin e gjakut dhe pacienti mund të ketë gjakderdhje të brendshme, prandaj këshillohet që i kafshuari nga ky lloj i gjarprit të lajmërohet menjëherë te mjeku

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!