×
  • Extra
  • Extra

    Kamarieri italian ‘shokon’ botën me formën si e shërben kafenë: Video bëhet virale

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 10:51

    Ishte shaka apo jo, një video e xhiruar në Firence ka tërhequr shumë vëmendjen nga përdoruesit e rrjeteve sociale

    Megjithë përhapjen e epidemisë së koronavirusit në Itali, qytetarët kanë përparësi – dhe kafja duket se është në krye të kësaj liste, shkruan Reporteri.net.

    Ata nuk i anashkalojnë kafenetë dhe mënyra se si e administrojnë kamerierët tërë situatën i ka kënaqur përdoruesit e rrjeteve sociale.

    Në mënyrë të veçantë, kamerieri krijues vendosi të shërbejë kafe nga një distancë e sigurt – duke përdorur një lopatë dëbore.

    Videoja është parë në Twitter gati 130,000 herë dhe ka marrë reagime të mëdha.

    Shumë prej tyre kanë theksuar se është shumë e rëndësishme të mbash një sens humori në situata si kjo, dhe të shikosh në anën pozitive të gjithë historisë së këtij virusi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!