×
  • Extra
  • Extra

    Kanguri i shtrirë në bar shpalos muskujt, bëhet viral në rrjetet sociale

    Reporteri
    20 Maj 2022 | 14:52

    Fotografitë interesante të një kanguri që nxjerr në pah muskujt e tij mbresëlënës derisa bën banja dielli në Australi janë bërë virale në mediet sociale.

    Sipas medieve të huaja, fotografja Deborah Schutz kapi imazhin e kangurit derisa ajo bënte punë vullnetare në parkun Cleland Wildlife në qytetin e saj të lindjes, Adelaide.

    Në imazhet e publikuara kanguri mund të shihet duke qëndruar në bar, derisa shpalos muskujt.

    “Ai është një kangur i madh i kuq. Kur qëndron në këmbë, duket i jashtëzakonshëm. Muskujt e tij ishin të mëdhenj”, ka thënë Schutz derisa flet për të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!