×
  • Extra
  • Extra

    Kjo është artistja e vetme shqiptare që kryeministri Rama ndjek në Instagram

    Reporteri
    30 Nëntor 2022 | 13:55
    Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

    Kryeministri Edi Rama është aktiv në të gjitha rrjetet sociale, përfshirë edhe Instagramin. Lista e presonave që Rama ndjek në Instagram ndryshon shpesh. Së fundmi është me 32 persona.

    Pjesa më e madhe e këtyre profileve kanë të bëjnë me artin, mes tyre është edhe Greg Rama dhe një artiste shqiptare.

    Bëhet fjalë për Nensi Dojakan. Nensi është stilistja e talentuar shqiptare. Ajo njihet si shqiptarja e parë që ka fituar çmimin LVMH për stilistët e rinj të talentuar të dhënë nga Louis Vuitton.

    Ka qenë ky lajmi që ka mahnitur edhe Ramën i cili ka dhënë atë kohë edhe “duartroktijen” e tij për stilisten. Ajo krijon veshje dhe të brendshme për gratë, por ka një stil dhe pikëpamje krejt unike dhe kanë joshur Bella Hadid, Miley Cyrus, Rihhana-n dhe të tjera. Nensi është larguar nga Tirana në moshën 16 vjeç për të studiuar në Londër ku sot ka brendin e saj të veshjeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!