×
  • Extra
  • Extra

    Koronavirusi mund të shkaktojë mungesë masive të Coca-Cola Zero dhe Diet Coke

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 12:08

    SHBA-ja mund të përballet me mungesë të produkteve Coca-Cola pasi shpërthimi i koronavirusit ndërpreu zinxhirin e furnizimit.


    Ëmbëlsuesit artificialë nga Kina mund të jenë në mungesë nëse kjo situatë kaotike do të vazhdojë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.

    Sidoqoftë, zinxhiri i furnizimit të Australisë nuk pritet të ndikohet. “Ne kemi inicuar planet e furnizimit të rasteve dhe nuk parashikojmë një ndikim afatshkurtër për shkak të këtyre vonesave”, shkroi Coca-Cola të hënën në raportin e saj vjetor.

    Kompania përdor ëmbëlsues që përmbajnë glikozide aspartame, kalium acesulfame, sukralozë, sakarin, ciklamate dhe steviol.

    Zëdhënësi i Coca-Colas për Australi tha: ‘Ne kemi besim në zinxhirin tonë të furnizimit pasi kemi burime të kufizuara nga Kina dhe nuk do të ketë ndonjë ndikim tek konsumatorët australianë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!