×
  • Extra
  • Extra

    Koronavirusi rrit drastikisht numrin e divorceve, çiftet po kalojnë shumë kohë së bashku

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 13:13

    Shkalla e divorcit në Kinë është rritur ndjeshëm sepse ‘çiftet po kalojnë shumë kohë së bashku në shtëpi’ gjatë izolimit nga koronavirusi, sipas zyrave të regjistrave në të gjithë vendin.


    Mbi 300 çifte kanë caktuar termine për divorc që nga 24 shkurti, tha Lu Shijun,  zyrtar nga Dazhou, Provinca Sichuan e Kinës jug-perëndimore, transmeton Reporteri.net.

    Zyrtarët besojnë se rritja e madhe e kërkesave për divorc mund të shkaktohet nga fakti se partnerët kanë kaluar shumë kohë së bashku, derisa po qëndronin në karantinë.

    ‘Të rinjtë po kalojnë shumë kohë në shtëpi. Ata kanë tendencë të hyjnë në argumente të nxehta për shkak të diçkaje të vogël dhe nxitojnë për të nisur procedurat e divorcit, ‘shpjegoi ai.

    Zyrat e regjistrimit të martesave në Xi’an të Provincës Shaanxi në Kinën veri-perëndimore kanë parë gjithashtu një rritje të paparë të  kërkesave për divorc që nga rihapja në 1 mars, sipas raportimeve.

    Një zyrë qarku mori 14 kërkesa brenda një dite, duke arritur kufirin e sipërm të vendosur nga këshilli vendor, tha një zyrtar regjistrimi për Global Times.

    Shkencëtarët kanë debatuar nëse kalimi i kohës së bashku është i dobishëm për çifte. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!