Kryetari i Komunës martohet me një krokodil, e vesh me fustan nusërie

Një kryebashkiak meksikan është martuar me një aligator, të veshur me fustan nusërie. Victor Hugo Sosa, kryebashkiak i San Pedro Huamelula, zhvilloi ceremoninë martesore si pjesë e një rituali të lashtë indigjen, që bëhet për të sjellë mirëqenie për zonën. Aligatori konsiderohet si Zot dhe martesa e tij me udhëheqësit e qytezës simbolizon bashkimin e njerëzores me hyjnoren. Goja e aligatorit ishte mbyllur duke i shtrënguar një litar, në mënyrë që gjatë dasmës mos të kishte kafshime të të ftuarve.

Në një ceremoni shumëngjyrëshe, Sosa dhe të pranishmit e tjerë kërcyen me muzikë tradicionale ndërsa kryebashkiaku mbante aligatorin në krahë. Në disa momente, turma i kërkonte kryetarit të bashkisë që të puthte nusen e tij, gjë që ai e bëri këtë në disa raste, duke i vendosur buzët në majë të feçkës. Për fat të mirë, për kryebashkiakun, nofullat e kafshës ishin të lidhura.

Shteti i Oaxaca në Meksikën jugore është i pasur me kulturë indigjene dhe është shtëpia e më shumë se një duzinë grupesh që rrjedhin nga njerëzit që jetonin në rajon para kolonizimit spanjoll. Këto grupe kanë mbajtur të gjalla gjuhët dhe traditat e tyre deri në ditët e sotme. Sipas Institutit Kombëtar Meksikan të Statistikave dhe Gjeografisë, Oaxaca ka përqindjen më të lartë të njerëzve indigjenë në qark që nga viti 2020 duke arritur pothuajse 70% të popullsisë.

Rituali i martesës së aligatorit, i cili zhvillohet në San Pedro Huamelula çdo vit, mendohet se daton në kohët parahispanike, me origjinë nga komunitetet indigjene Chontal dhe Huave të shtetit. Ceremonia ndërthur traditat indigjene me elemente të katolicizmit. Martesa me aligatorin besohet se sjell bollëk në qytetin, i cili mbështetet shumë në bujqësi dhe peshkim. Disa ceremoni të tjera si kjo janë zhvilluar në fshat dhe zona përreth.