×
  • Extra
  • Extra

    Lemza, simptoma më e re e Coronavirusit, po shfaqet te shumë pacientë

    Reporteri
    11 Gusht 2020 | 9:53

    Që nga fillimi i pandemisë, mjekët kanë identifikuar simptomat kryesore, të cilat tregojnë se mund të jeni prekur nga COVID-19. Ato përfshijnë temperaturën, vështirësitë në frymëmarrje, humbjen e shijes etj. Së fundmi, doktorët në Çikago po paralajmërojnë se një shenjë e re e virusit mund të jetë lemza e shpeshtë.


    Një raport i publikuar në American Journal of Emergency Medicine përshkruan rastin e një burri i cili rezultoi pozitiv me virusin, pasi ju drejtua spitalit sepse kishte pasur lemzë për katër ditë. Si fillim, 62 vjeçari nuk kishte asnjë simptomë tjetër.

    Sipas The Mirror, kur u shtrua në spital, ai e kishte temperaturën 37.3°C dhe vetëm pak probleme me mushkëritë.

    Teksa u izolua pasi rezultoi pozitiv, pati një ngritje temperature në 38.4 °C, por asnjë simptomë të avancuar. Një lemzë e thjeshtë supozohet të zgjasë vetëm disa minuta, por nëse ju shqetëson për disa ditë, mund të jetë shenjë se jeni prekur nga COVID-19.

    Mjekët amerikanë sugjerojnë që raste të tilla të konsiderohen për testime. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!