×
  • Extra
  • Extra

    Mbuloi në tatuazhe djalin vetëm një vjeç, kritika të shumta për nënën

    Reporteri
    13 Maj 2022 | 22:00

    Shamekia Morris, stiliste në Florida, kritikohet masivisht në rrjet pasi ka zgjedhur që të mbulojë me tatuazhe të përkohshme djalin e saj një-vjeçar.

    Këtë veprim ajo e nisi që kur Treyilin ishte vetëm 6-muajsh, por urrejtja dhe ofendimet që ka hasur në rrjet që nga ajo kohë, kanë qenë të pafundme.

    29-vjeçarja e mbulon djalin e saj nga koka te këmbët me tatuazhe të ndryshme dhe postet e tij i publikon rregullisht në Instagram.

    Edhe pse tatuazhet nuk janë të vërteta, njerëzit e kanë konsideruar Shamekian si një “nënë të keqe” dhe të paaftë për t’u kujdesur për foshnjën e saj.

    Vetë gruaja ka rrëfyer se shpeshherë ata thonë se po shtron rrugën për të rritur një fëmijë që mund të përfundojë lehtësisht në burg, ose i vrarë.

    Megjithatë, ajo këmbëngul që i vogli i saj e pëlqen shumë veten kur del para pasqyrës, ndaj ajo nuk do të heqë dorë nga këto zbukurime mbi trupin e të birit./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!