Adriana Matoshi ka rrëmbyer sërish vëmendjen me paraqitjen e saj në Kuvendin e Kosovës.

Me flokë ‘extension’, me një veshje sportive ngjyrë rozë, e me atlete të bardha, deputetja nga radhët e VV-së ka rënë sërish në sy me pamjen e saj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Një paraqitje ndryshe, Matoshi e pati edhe para tri javësh në seancë plenare në Kuvendin e Kosovës, ku edhe u komentua gjatë, se kishte dalë jashtë kornizës zyrtare.

Reklamë

Në një reagim të saj në Facebook javë më parë, deputetja e Kuvendit të Kosovës u shpreh se veshjet e saj janë gjithmonë artistike.