×
  • Extra
  • Extra

    Më shumë se gjysmë viti nga shpërthimi i Covid-19, këto janë vendet që s’janë prekur ende

    Reporteri
    05 Gusht 2020 | 9:33

    Në dhjetor 2019, koronavirusi u përhap fillimisht në Wuhan të Kinës. Por, disa javë më vonë, virusi i njohur si COVID-19, u bë një pandemi globale.


    Shkencëtarët, zyrtarët shëndetësorë dhe qeveritë në të gjithë botën kanë inkurajuar qytetarët ta praktikojnë distancën fizike dhe të shmangin daljen jashtë për qëllime të panevojshme.

    Disa prej vendeve që nuk kanë raportuar asnjë rast të koronavirusit deri më tani janë: Kiribati, Ishujt Marshall, Mikronezi, Nauru, Korea e Veriut, Palau, Samoa, Ishujt Solomon, Turkmenistan, Tuvalu, Vanuatu.

    Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, më shumë se 18.3 milionë njerëz janë infektuar, dhe numri i vdekjeve globale ka shkuar mbi 695,000. Më shumë se 10 milionë pacientë janë shëruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!