×
  • Extra
  • Extra

    Meshkujt shqiptarë, ndër më të shkurtrit në Evropë

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 16:44

    Meshkujt shqiptarë janë ndër më të shkurtrit në Evropë, me gjatësi mesatare prej 1.74 m. Të dhënat janë publikuar nga portali www.averageheight.co, i cili ka mbledhur të dhënat për gjatësinë mesatare të popujve të ndryshëm në të gjithë botën.


    Ndër 34 vende të Evropës, Shqipëria renditet në vendin e 31-të për nga gjatësia, duke kaluar vetëm Portugalinë, me gjatësi mesatare prej 1.73 m, Rumaninë, me 1.72 m dhe Maltën me 1.69 metër.

    Meshkujt shqiptarë kanë të njëjtën gjatësi të trupit me turqit.

    Në anën tjetër, vendet e rajonit qëndrojnë në krye të renditjes për gjatësinë e shtatit. Boshnjakët renditen të parët në Evropë dhe në botë si më të gjatët, ku gjatësia mesatare e një burri pritet të jetë 1.839 m.

    Po ashtu edhe vendet e tjera të rajonit janë në krye të klasifikimit për gjatësinë e trupit. Një burrë në Malin e Zi pritet që të ketë gjatësi mesatare 1.832 m, ndërsa serbët renditen në vendin e gjashtë me një diferencë të ngushtë prej 1.82 m. Gjatësia mesatare e një burri në Kroaci pritet të jetë më shumë se 1.80 metër.

    Në Bashkimin Evropian, vendet ku meshkujt kanë shtatin më të lartë janë Holanda, 1.838 m, Danimarka, me 1.826 m dhe Gjermania, 1.81 m.

    Në vendet fqinje si Greqia dhe Italia, meshkujt kanë gjatësi mesatare përkatësisht 1.783 m dhe Italia me 1.76 m.

    Francezët, zviceranët dhe bullgarët kanë një gjatësi mesatare prej 1.75 m.

    Sipas të dhënave të publikuara nga tabela e gjatësisë e averageheight.co, burrat më të shkurtër në botë janë në Indonezi. me një gjatësi mesatare prej vetëm 1.58 m. Duke analizuar të dhënat e mbledhura në 101 vende të botës, kontinenti aziatik ka burrat më të shkurtër, së bashku me Amerikën e Jugut./Burimi: Monitor

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!