×
  • Extra
  • Extra

    Mësuesi në orë mësimi online me nxënësit, gruaja e zhveshur i futet në dhomë dhe e turpëron përpara tyre

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 9:47

    Pandemia Covid-19 ka bërë që shumica e shteteve në të gjithë botën të vendosen në karantinë.


    Përveç bareve dhe restoranteve, edhe institucionet arsimore janë mbyllur në qindra shtete.

    Që të mos pezullohet terësisht procesi mësimor, është aplikuar mësimi online, i cili ka rezultuar një sfidë më vete për shumë mësues, të cilat nuk janë adaptuar mirë me teknologjinë.

    Ndërkohë gjatë mësimit online kanë ndodhur edhe “incidente” të ndryshme, me protagonistë mësuesit, ku nuk kanë munguar edhe rastet epike.

    I tillë është edhe rasti i një mësuesi në Kili, i cili u turpërua para studentëve të tij teksa po jepte mësim online në një videokonferencë.

    Në një moment, bashkëshortja e profesorit hyri terësisht e zhveshur në dhomën ku ai po jepte mësim.

    Ajo nuk e kuptoi që i shoqi po jepte mësim online, ndërkohë që ky i fundit i kërkoi të largohej.

    Studentët nuk e mbajtën dot të qeshurën, megjithatë mësuesi vijoi mësimin sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

    Ndërkohë që ky moment u regjistrua nga studentët, të cilët e shpërndanë videon në rrjetet sociale, e cila u bë mjaft virale në gjithë botën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!