×
  • Extra
  • Extra

    Mjekët ju sugjerojnë të bëni belfie, por pse?

    Reporteri
    13 Korrik 2020 | 17:56

    Shpeshherë kemi dëgjuar shprehjen se duhet të njohim vaginën tonë.


    Por kjo nuk është e vetmja gjë që ndodhet atje poshtë. Ashtu siç kontrollojmë gjinjtë apo vaginën duhet të kontrollojmë edhe anusin.

    Vetë-kontrolli është mënyra më e mirë për të kapur në kohë çdo lloj shqetësimi i cili mund të përkeqësohet nëse nuk trajtohet. Megjithatë anusi është pak zonë e vështirë për t’u kontrolluar, për këtë mund t’ju vijë në ndihmë një pasqyrë ose një belfie (foto e të pasmeve).

    “Pavarësisht metodës që vendosni të përdorni, e rëndësishme është të kuptoni anatominë e e trupit. Ka lëkurë, muskuj dhe kapilarë gjaku në zonën anale. Arsyeja e ekzaminimit është për të kuptuar patologjitë potenciale sa më herët.” – thotë Doktor Evan Goldstein për Well and Good.

    Pavarësisht se të gjithë anusët duken ndryshe, ka disa gjëra që janë të ngjashme në çdo anus të shëndetshëm.

    Duhet të duket si një rreth me “buzë të mbledhura” dhe një tranzicion të qartë midis lëkurës së jashtme dhe mukozës anale.
    2. Nuk duhet të ketë prerje apo plagë të dukshme.
    3. Mukoza duhet të jetë në një ngjyrë afër të kuqes.

    Këto tre pika kanë për qëllim t’ju ndihmojnë të vëreni çdo parregullsi në mënyrë që të kërkoni ndihmë të specializuar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!