Dy banorë të Britanisë së Madhe, të martuar bashkë për më shumë se 60 vite, mposhtën coronavirusin.
Gillian England 88 vjeçare, dhe burri i saj 91 vjeçar Micheal, kaluan tre javë duke u trajtuar në qendrën spitalore ‘Leicester Royal Infirmary’.
Pas tre javësh, ata janë liruar nga spitali. Mediumet britanike bëjnë me dije se çifti britanik do të vazhdojë trajtimin nga shtëpia.
Stafi i spitalit iu dha një lamtumirë të ngrohtë, duke u rreshtuar të gjithë në korridorin që çonte për tek dalja e spitalit.
Të moshuarit si dhe familja e tyre, falenderuan stafin e Shërbimit Kombëtar, për punën dhe kujdesjen e tyre të palodhshme.