Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit.
Një qytetar me plis në kokë ka ndalur veturën e tij në rreth në një lagje në Prizren dhe ka bërë foto selfie me bustin e Skenderbeut.
Kjo video është gjiruar nga vozitësit tjerë, ndërsa është publikuar nga media lokale TV Prizreni.
Në video mund të shihet se si qytetarit në fjalë fare nuk i bën përshtypje se ndalimi në rreth është i ndaluar dhe pengon komunikacionin.