Banorët kanë mbetur të tronditur pasi një tufë majmunësh që rrëmbyen një foshnjë që ushqehej me gji nga nëna e tij në fshatin Mwamgongo në Kigoma, në verilindje të Tanzanisë.

Nëna po ushqente me gji fëmijën e saj njëmuajsh jashtë shtëpisë së saj të shtunën pasditem kur majmunët pushtuan shtëpinë e saj, rrëmbyen djalin dhe tentuan të iknin me të, shkruan theeastafrican, transmeton Klankosova.tv.

“Ajo bërtiti për ndihmë dhe fshatarët nxituan në shtëpinë e saj për ta ndihmuar që ta kthente fëmijën e saj nga tufa e majmunëve”, tha Komandanti i Policisë Rajonale të Kigoma, James Manyama për The Citizen të hënën.

Reklamë

Fshatarët u përpoqën të shpëtonin foshnjën dhe përfundimisht duhej të përdornin forcën për ta kthyer atë.

“Foshnja u lëndua në kokë dhe qafë”, tha zoti Manyama.

Foshnja më pas u dërgua me urgjencë në një spital aty pranë, por vdiq gjatë trajtimit.