Në Stamboll janë duke u zhvilluar negociatat ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase. Kjo është një përpjekje e re për të qetësuar konfliktin në Ukrainë, i cili po vazhdon prej më shumë se një muaji.

Të dyja palët po numërojnë ushtarë, civilë dhe pajisje ushtarake të vdekur.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka pranuar të jetë nikoqir i bisedimeve.

Reklamë

Në media ka marrë vëmendje një video që është publikuar  nga fillimi i negociatave, transmeton Reporteri.net.

Në tryezën e negociatorëve nuk kishte ujë, siç ndodh zakonisht.

Pranë flamujve kishte shishe që e bëri konfuz negociatorin rus Medinski.

Për këtë ka reaguar David Arahami nga pala ukrainase, i cili i tha se nuk ishte vodka, por një dezinfektues që gjendet në të gjitha tavolinat për shkak të masave ndaj koronavirusit.