×
  • Extra
  • Extra

    “Njeriu më i papastër në botë” vdes disa muaj pasi u la për herë të parë

    Reporteri
    25 Tetor 2022 | 15:59

    Amou Haji, iranian, i njohur si “njeriu më i papastër në botë”, pasi nuk bëri dush për më shumë se gjysmë shekulli, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, raporton The Guardian.

    Haji, i cili jetonte i vetëm në një kasolle të vjetër, nuk ishte larë me ujë ose sapun për më shumë se 60 vjet. Fshatarët thanë se ai ishte lënduar emocionalisht sa ishte i ri, gjë që e bëri atë të refuzonte të lahej.

    Por disa muaj më parë, fshatarët e kishin bindur që të lahej për të parën herë.

    Në vitin 2014, raportohej se ai ushqehej me kafshë të vdekura që i gjente në rrugë, pinte duhan nga një çibuk (llullë) të mbushur me jashtëqitje kafshësh dhe besonte se pastërtia do ta sëmurte atë. Në disa fotografi, ai po ashtu shihej duke pirë disa cigare në të njëjtën kohë.

    Megjithatë, tashmë i ndjeri ishte me shëndet të mirë kur vdiq, përkundër kushteve nëpër të cilat jetonte. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!