×
  • Extra
  • Extra

    Orangutani në Tajlandë ia kapi gjoksin turistes si dhe e puthi në faqe

    Reporteri
    02 Korrik 2022 | 7:34

    Ky është momenti kur një orangutan kapi gjoksin e një gruaje në një kopsht zoologjik në Tajlandë.

    Siç bëhet e ditur orangutani qëndronte pas turistes për një foto, por turistja mbeti e habitur kur krijesa ia kapi gjoksin me duar në Safari World të Bangkok më 27 qershor, transmeton Telegrafi.

    Ai gjithashtu ia dhuroi asaj një puthje në faqe, pasi bëri një buzëqeshje për turistët.

    “Unë shpërtheva duke qeshur kur e kuptova. Ai ishte një krijesë kaq miqësore”, tha shikuesi Dararat Suwanmai, 24-vjeçar.

    Orangutani më pas u kthye te kujdestari i tij për t’u bërë gati për turistin e radhës me të cilin do të bënte foto.

    Mbetet e paqartë nëse kafsha ishte e trajnuar për ta bërë këtë për të argëtuar vizitorët e kopshtit.

    Orangutanët janë ndër primatët më të zgjuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!