Një moment i frikshëm ka ndodhur së fundmi në Kinë pasi një majmun ka tërhequr zvarrë një vajzë trevjeçare që po luante në rrugë.

Në pamjet e mëposhtme mund të shihet momentin kur majmuni sulmon vogëlushen në një fshat afër Chongqing, Kinën jugperëndimore. Vajza e vogël po luante e vetme me skuterin e saj në një rrugë kur papritur majmuni iu afrua, i kapi kokën dhe e tërhoqi zvarrë në rrugicën nga vinte.

Fatmirësisht një kalimtar i rritur vuri re tentativën për rrëmbim dhe e ndoqi majmunin në rrugë përpara se të shpëtonte fëmijën.

Reklamë