×
  • Extra
  • Extra

    Kurban Bajrami, suharekasi publikon pamje duke e maltretuar një qengj

    Reporteri
    01 Gusht 2020 | 11:52

    Qengji, në fenë myslimane është simbol i Kurban Bajramit.


    Mirëpo, gjatë ditës së djeshme një video  e publikuar në Tik-Tok është bërë virale në rrjetet sociale.

    Një i ri suharekas ka publikuar një video që ka nxitur komente të shumta.

    Ai shihet teksa e vendos një qengj të vogël në një luhatëse për fëmijë.

    Ky i ri suharekas, tërë këtë veprim e xhiron dhe e publikon në Tik-Tok ku është akuzuar se po e maltreton këtë kafshë, e cila simbolizon festën e Kurban Bajramit.

    Kjo video është shpërndarë shumë edhe në rrjetet tjera sociale.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!