Një shkencëtar kryesor në Mbretërinë e Bashkuar ka këshilluar njerëzit që të shmangin përkohësisht puthjet për të shmangur përhapjen e koronavirusit.


Lord Winston, profesor në Imperial College London, tha që njerëzit duhet të heqin dorë nga nga ky gjest miqësor, transmeton Reporteri.net.

Shqetësimet e tij u bënë jehonë nga Tory Lord Bethell, i cili paralajmëroi praktikën dhe gjithashtu theksoi se “problemi i vërtetë” ishin njerëzit që preknin hundën mesatarisht deri në 100 herë në ditë.

Reklamë

Gazetat britanike kanë përpiluar një listë vendeve ku kanë hyrë në fuqi zakonet e reja të përshëndetjes.

Kinë

Në Pekin, ‘tabelat e kuqe’ u këshillojnë njerëzve të mos shtrëngojnë duart me njëri tjetrin.

Francë

Gazetat janë plot këshilla se si të zëvendësohet shtrëngimi i dorës dhe i puthjes në faqe dhe zëvendësimi i tyre me shikimin sy më sy.

Reklamë

Australi

Ministri i Shëndetësisë Brad Hazzard ka këshilluar njerëzit të përshëndeten thjesht duke përkëdhelur njëri tjetrin në supe.

Spanjë

Vetëm një muaj nga Pashka, Spanja do duhet t’i jap fund traditës së vjetër të puthjes së statujave të Virgjëreshës Mari.

Reklamë

Iran

Në Iran njerëzit kanë filluar të përshëndeten me njëri tjetrin me duart në xhepa

Emiratet e Bashkuara Arabe

Qeveritë kanë këshilluar qytetarët të ndalojnë përshëndetjen “hundë në hundë” me njëri-tjetrin dhe ta bëjnë këtë vetëm duke “bërë gjeste”. /Reporteri.net

Reklamë